Ditën e sotme ka nisur një debat mes Einxhel dhe Antonelës, dy banoreve të Big Brother. Gjithcka ka nisur për mënyrën e të folurit, ku Antonela e akuzon Einxhel se bën ironi.
Kjo e fundit i ka thënë se nuk flet me ironi, por thotë atë që mendon.
“Ti bën ironi dhe thua gjëra të pavërteta”, i është drejtuar Antonela, duke i kërkuar Einxhëlit që të mësojë se çfarë është respekti.
Nga ana tjetër, Einxhël i ka thënë Antonelës që të shikojë gjerat e saj dhe mos të përziet me të tjerët.
Pjesë nga debati
Antonela : Edhe ti bën ironi në Prime, thua gjëra jo të vërteta
Einxhel: Me ty?
Antonela: Po edhe me mua
Einxhel : Kur kam bërë unë ironi me ty?
Antonela : Me atë që the në Prime
Einxhel: S’kam bërë ironi, kam thënë atë që mendoj
Antonela: Unë e quaj ironi
Einxhel: Epo mëso çfarë është ironia
Antonela: E di shumë mirë e dashur, mëso ti çfarë është respekti dhe miqësia
Einxhel: Ti kapesh për gjëra pa vlerë
Antonela: Ti je ajo që kapësh për gjëra kot ,siç u kape me Ilirin, ke gjithë Prime që kapesh me atë
Einxhel: Shif gjërat e tua dhe kur bën një bisedë tek e tek mbaje këtu bisedën, nëse të ka ngelur hatri me ndonjë gjë thuaje
Antonela: Po më ka ngelur
Einxhel: Edhe mua më ka ngelur që një natë më përpara kur të dhashë këshillë dhe nuk e more për bazë.