Nxënësit e Dukatit të Ri pastrojnë rrugën kombëtare dhe shtigjet në Parkun e Llogorasë

“Ta Pastrojmë Shqipërinë” është aksioni që nisi sot në të gjithë Shqipërinë, për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat urbane.

Këtij aksioni janë bashkuar në mënyrë vullnetare nxënësit e Dukatit të Ri të cilët së bashku me stafin e zonave të mbrojtura Orikum bënë pastrimin e rrugës kombëtare dhe shtigjeve në Parkun e Llogorasë.

“Nxënës nga Dukati i Ri, janë vullnetarët që iu bashkuan stafit të zonave të mbrojtura dhe administratës së Orikumit për pastrimin e rrugës kombëtare dhe shtigjeve në Parkun e Llogorasë, në kuadër të aksionit të pastrimit në të gjithë vendin”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Aksioni ka në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin e popullatës dhe institucioneve për problematikën e mbetjeve në vend dhe promovimin e një mjedisi të pastër dhe turizmi të qëndrueshëm dhe synon angazhimin e mbi 150.000 vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë./atsh

Loading...