Nxirren gjyshja dhe mbesa e pajetë nga pallati

Shkon në 16 numri i viktimave të konfirmuara nga tërmeti tronditës.

Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit Vila Palma në Durrës.

Ndërkohë pika më e nxehtë vazhdon të mbetet Thumana.

Dy persona nxirren të pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjece dhe gjyshen e saj.

Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

Loading...