“O Ba, si nuk më prite? ” Vdes Bashkimi, babai i Saimir Tahirit

TIRANË– Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse me fjalët e fundit për të, teksa e pyet përse e mori me nxitim rrugën e fundit. Tahiri i shkruan se i bëri dhuratën e madhe duke e bërë burrë ndërsa guxon t’i shkruajë “Të dua shumë”, të cilën s’ja thoshte dot kur e kishte pranë pasi i vinte zor. Ish ministri i Brendshëm ka marrë leje për 48 orë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit. Letra ishte prekse, shkruar nga qelia, ku Tahiri gjeti guximin për t’i thënë atë qe ndjente në shpirt babait të tij, prej të cilit stepej nga turpi.

O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.

Letra është shpërndarë në rrjetin social të ish ministrit të Brendshëm ku shfaqen të dy prindërit me djalin e tij të vogël, i cili i ka hedhur duart në qafë gjyshit që u nda nga jeta. Tahiri ndodhet pas hekurave pasi më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, e dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”

Loading...