“O fati ynë i groposur.Pse nënat në mjegull na treten?O dhimbje, o borë e pasosur.Pse bijtë pa nëna të mbeten? – Arben Duka

TE VARRI I NENES

I harrova te gjithe te gjallet
Per ty e vdekur e shtrenjte
Shikoj e s’e mbaj dot te qaret
Mbi balten tende te shenjte.

C’me sheh nga pllakez e varrit
E shkrire ne pak porcelan
Me syte si flakez e zjarrit
Te ngrire para teje me mban.

Me thua, kam ftohte, e renkon,
E lidhur ne mijera zinxhire,
Me duket se ndihme kerkon,
Ne ate te shkrete erresire.

O fati yne i groposur
Pse nenat ne mjegull na treten
O dhimbje, o bore e pasosur
Pse bijte pa nena te mbeten!…

S’e di kush me sheh, kush me flet,
Merzia, vetmia me mbyt
Cdo gje ka vdekur ne jete,
I gjalle eshte vec varri yt.
Arben Duka

Loading...