“O Mihal, o Kapedan, Qeparoi qysh te mban. Peshkun poqe rezervati.Me spanjolle te zu inati” – Nga Arian Galdini

O Mihal o Kapedan,

O Mihal, o Kapedan,

Qeparoi qysh te mban,

Peshkun poqe rezervati,

Me spanjolle te zu inati.

Ata iknë papaguar,

Ti iu turre i tërbuar.

Mbi makinë o seç iu vare,

U dhe hu për tu marë pare.

U tu lumtë o Mihal,

Fiks si trimat kishe dalë,

Kapedan nga Qeparoi,

Mbi makinë fatin e shkroi.

Këng për ty do të këndohen,

Dhe suljotët do harrohen.

Se nga vendi i kapedaneve,

Doli tmerri i Katallanëve.

S’qene spanjollë, qenë katallanë,

Tek Mihali gjenë belanë,

Se turisti nuk ankohet,

Ha çti jepet, çti gatohet.

Këtë mësim ua dha Mihali,

Kapedan që sdi ç’është kali.

Mbi makinë o seç vërtitet,

Dhe spanjollëve u gërditet.

Le ta marë vesh sot gjithë dynjaja,

N’Qeparo bëhet hataja,

Kush uri ka në ato anë,

Dru Mihali, o do hanë.

Se Mihali i zdrugon,

Pa ngrënë dru, kush si shpëton.

Ndaj gëzojnë ca bahçevan’,

Se vjen Blendi si hajvan.

Lulet gati plot hare,

I sjell Blendi si kallogre.

Se turizmi po lulzon,

Do apo sdo Liam Neeson…/Arian Galdini

Loading...