“O Përmet, çe pate fat.Tri parti në një pallat”

Tri parti ne nje pallat…

O Përmet, çe pate fat
Tri parti në një pallat.

Prin PS-ja tabelëmadhe
Vjen PD-ja plot me halle.

LSI-ja i sheh nga lart
“Hë ju paça, keni inat?!”

“Rri moj ti, mos bëj zë
Se të lamë pa buke, pa gjë”.

“Ti e para, mos u grric
Me PD-në ne jemi miq…”.

Nisi sherri dhe shamata
Me tepsi e me govata.

U tund dheu dhe mileti
U kënaq i gjithë Përmeti.

Eh Përmet, ç’të kanë zili
Në çdo kat, nga një parti.

Loading...