‘O Teta Bardha më kanë vrarë’/Me lot në sy, fqinja tregon bisedën me vajzën 10 vjecare te plagosur

Fqinjët e Mimoza Pajës, gruas që mbeti e vrarë aksidentalisht nga plumbat në lokalin e Fatjon Muratit në ‘Don Bosko’ kanë rrëfyer se ajo ishte në gjendje jo të mirë ekonomike. Njëra prej tyre tregoi se i shoqi kishte ndërruar jetë para dy vitesh dhe se jetonte në kushte të vështira me qira.

“Moza ishte një grua shumë e mirë. Shihte familjen e vet. Ka dalë për një copë bukë për të mbajtur familjen.

Dilte mblidhte edhe bidona. Jetonin në kushte të vështira me qira. Edhe burri i ka vdekur para dy vitesh. Isha brenda dhe djali i vogël po flinte. U zgjua i trembur dhe tha se ka ndodhur vrasje.

Kur dolëm jashtë kur thanë është vrarë Moza. Unë nuk kam parë asnjë gjë. Jemi shumë të frikësuar saqë kemi frikë të jetojmë tek shtëpia, të jesh në punën tënde. Këtu është bëra jetë e frikshme. Ke frikë kudo që të shkosh”, tha njëra nga fqinjet e saj ndërsa foli edhe për mbesën e saj 10 vjeçare.

“Erdhi edhe tha o teta më kanë vrarë. Ishte çarë nga xhamat. Ishte duke qarë me të madhe. Erdhi ambulanca edhe e mori”, tha fqinja. Ndërsa një tjetër theksoi se e njihte prej shumë vitesh të ndjerën.

“Ishte një grua shumë e mirë. Djali ishte pa punë. Vajzat e martuara. Kishte 6 muaj pa paguar qiranë. Nuk kishte lekë. E kam pas shoqe. Ishte punëtore, ishte e sëmurë. Vajzat i thoshin që të mos shkonte në punë. Jetonte vetëm me djalin.“, tha njëra prej fqinjëve për Abc News.

Loading...