Obama krah Joe Biden, përfshihet në fushatën presidenciale

Ish-presidenti Barack Obama është planifikuar të bëjë fushatë për kandidatin demokrat për president Joe Biden në Filadelfia javën e ardhshme, përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, kundër Presidentit Donald Trump.

Këtë gjë e kanë bërë me dije pjesëtarë të fushatës të kandidatit për president të Amerikës, Joe Bide, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Fushata e Biden tha se detaje shtesë do të lëshohen më vonë. Ish-presidenti i njohur kritikoi Trump në një podcast këtë javë , duke thënë se kreu aktual i shtetit amerikan është një “përshpejtues” i keqinformimit.

Loading...