Duhani mendohet se vret rreth tetë milion njerëz çdo vit.
Por një studim i para disa ditëve spekuloi se duhanpirësit mund të kenë më pak të ngjarë të kontraktojnë Covid-19.
Por çfarë thonë ekspertët e shëndetit në botë?
A kanë duhanpirësit më pak të ngjarë të marrin koronavirusin?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ata që pinë duhan kanë shumë të ngjarë të jenë më të prekshëm nga infeksioni i Covid. Edhe për një çështje shumë praktike.
“Pirja e duhanit nënkupton të kesh gishtërinj (por edhe cigare të kontaminuara potencialisht) në kontakt me buzët, gjë që rrit mundësinë e transmetimit të koronavirusit nga dora në gojë”, thotë OBSH.
“Duhanpirësit gjithashtu mund të kenë zhvilluar sëmundje të mushkërive dhe të kenë zvogëluar kapacitetin e tyre, gjë që rrit shumë rrezikun.”
Studimet tregojnë gjithashtu se duhanpirësit ishin më të rrezikuar nga vdekja gjatë epidemisë MERS në vitin 2012.
OBSH ka njoftuar se aktualisht po rishikon kërkimet dhe studimet për pirjen e duhanit dhe nikotinës. “Provat e tanishme sugjerojnë se ashpërsia e Covid-19 është më e madhe tek duhanpirësit”.
“Të vetmit njerëz që duhet të përdorin ngjitëse nikotine janë ata që duan të lënë duhanin”- thotë OBSH
Ministria Franceze e Shëndetësisë para pak ditësh deklaroi se duhanpirësit “janë më të rrezikuar nga zhvillimi i formave serioze të sëmundjes”. Franca gjithashtu ka kufizuar shitjen e produkteve me bazë nicotine.