OBSH: Heqja e masave kufizuese duhet bërë në mënyrë graduale

Ndërsa shumë vende kërkojnë fundin apo heqjen e pjesshme të masave kufizuese, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë edhe një herë një paralajmërim se ky duhet të jetë një proces gradual.

Lehtësimi i masave në mënyrë të parakohshme mund të çojnë në një rritje të infeksioneve të reja Covid-19, tha organizata ditën e sotme.

Të paktën derisa të gjendet një vaksinë, ose një trajtim shumë efektiv, ky proces do të duhet të bëhet normaliteti ynë i ri,” tha Takeshi Kasai, Drejtori Rajonal për Paqësorin Perëndimor, duke shtuar se masat e izolimit kanë rezultuar të efektshme.

Çdo qeveri që po mendon të lehtësojë masat duhet të planifikojë ta bëjë atë në faza duke monitoruar vazhdimisht situatën, shtoi ai.

“Individët dhe shoqëria duhet të jenë të gatshëm për një mënyrë të re jetese,” tha ai.

Vende si Japonia dhe Singapori kanë parë rritje të mëdha në infeksione të reja, duke shkaktuar shqetësime për një valë të dytë të rasteve me Covid-19.

Loading...