OBSH ka dyshime se koronavirusi ka lidhje me sëmundjen…

Bota po përballet me një tjetër sfidë që prej shfaqjes së Covid-19 në botë.

Ndërkohë që po bëhen shumë studime në botë në lidhje me gjetjen e një vaksine ose ilaçi kundër koronavirusit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një tjetër version sa i përket këtyre studimeve.

Ajo tha se është duke studiuar lidhjen e mundshme midis sëmundjes Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri, dhe një sëmundjeje të rrallë inflamatore që ka sèmurë dhe vrárë fëmijë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve me simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki.

“Raportet e para supozojnë se kjo sindromë mund të ketë lidhje me Covid-19. Është thelbësore që kjo sindromë klinike të përcillet me urgjencë dhe me kujdes, të kuptohet shkaku dhe të përshkruhen ndërhyrjet në trajtim″,tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale.

Loading...