OBSH ndryshon sërish rekomandimin për mbajtjen e maskës

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar rekomandimet për mbajtjen e maskës, duke shkaktuar per te disaten here dhenie instruksionesh te ndryshme me ato qe ishin deklaruar me pare.

Gjate deklarates në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska të mbahet dhe nga fëmijët duke filluar që nga mosha 12 vjeçare.

Fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet rregulli i distancimit për të paktën një metër.

Ky “ndryshim rregullash” duket se rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës.

Loading...