OBSH: Shtetet të hetojnë rastet pozitive që kanë ndodhur para përhapjes së epidemisë në Europë

“OBSH nxit të gjitha vendet të hetojnë rastet e mundshme fillestare të Covid-19 që janë konstatuar para fillimit të epidemisë që më pas u shndërrua në pandemi, pas lajmit të publikuar të dielën në Francë për ‘pacientin zero’ të mundshëm të regjistruar në vend qysh më 27 Dhjetor, një muaj para se koronavirusi të përhapei në Europë”.

Rasti i një burri në ditët e fundit të vitit 2019 i shtruar për pneumoni në spitalin Jean Verdier në Bondy, në periferitë e Parisit “nuk është befasues”, shpjegoi zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier në një konferencë në Gjenevë, duke shtuar se “ky rast ofron një pamje krejtësisht të re të gjithçkaje”.

Gjetjet franceze “ndihmojnë për të kuptuar më mirë qarkullimin e mundshëm të virusit”, shtoi ai, duke thënë se raste të tjera të mundshme të mëparshme mund të shfaqen pas testeve të reja.

Deri më tani, dihej që tre rastet e para të koronavirusit ishin konfirmuar në 24 janar. Prej tyre, dy kishin qenë në Wuhan, atje ku u zbulua fillimisht virusi dhe i treti ishte një anëtar i ngushtë i familjes. Por, ky rezultat pozitiv në Francë, hedh hipotezën se virusi ishte i pranishëm në vend shumë më herët dhe do të ndryshojë tërësisht mënyrën e të kuptuarit se si ai përhapet.

Transmetimi i parë nga njëriu te njëriu në Europë deri më tani mendohej të ishte një burrë gjerman që ishte infektuar nga një koleg kinez që vizitoi Gjermaninë midis 19 dhe 22 Janar.

Loading...