Reperi i njohur, Rigels Rajku shpërtheu në një “lumë” ofendimesh ndaj moderatorit, Ledion Liço, pas spektaklit të Top Awards në 2016. Gjashtë vite pas sherrit të bujshëm, duket se Noizy dhe moderatori i kanë sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre
Reperi ka folur për herë të parë rreth ofendimeve që lëshoi ndaj moderatorit, të cilit iu drejtua me fjalët “shko bjeri b***ës haptas, mashkull k***ë, kollovar që jeton me lekët e të dashurës”.
Gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, reperi u shpreh se fjalët e tij nuk kanë qenë të mirëmenduara, por janë thënë në nerva e sipër, teksa theksoi “nuk e kontrollova dot veten”.
Ai u shpreh se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më parë, por për shkak të angazhimeve të tepërta përgjatë këtyre 6 viteve, nuk ka mundur dot të komunikojë me moderatorin.
Noizy shtoi se komentet e tij nuk kanë qenë homofobike, ndërsa tregoi këshillën e nënës së tij: “Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva.”
“Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.
Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten. Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë.
Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e ve në praktik këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”, u shpreh reperi i njohur.
Skandali plasi pas reperi anuloi pjesëmarrjes në festival pak para mbrëmjes finale për të udhëtuar në Dubai.
Gjatë fjalës së hapjes së spektaklit të “Top Awards”, Ledion Liço u ndal tek mungesa e Noizy-t dhe anulimi i papritur i performancës duke thënë: “Ai do të duhej të ishte këtu, por erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.”
“Thumbimi” i moderatorit nuk i pëlqeu aspak Noizy-t, i cili reagoi ashpër ndaj tij në një postim në Instagram, ku lëshoi një “lumë” ofendimesh ndaj Ledion Liços.
‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për most ë të dalë name. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura”, shkroi Noizy.
Ndërsa Ledion Liço i pyetur në një intervistë për komentet e reperit, u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”.
Ndërkohë, pyetjes së Blitz.al se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.