“Oferta” ruse për Shqipërinë, Ngjela: “Tani topi është këtu,topin e ka hedh në Tiranë.Të shohim nëse do të flasë kryeministri shqiptar”

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar deklaratat e bëra nga përfaqësues të Rusisë, të cilët sot nga Italia artikuluan një “ofertë të re” për Tiranë e Shkupin.

Konkretisht përfaqësuesi i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov nga Forumi Ekonomik EuroAsian ftoi të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian, që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.

Sipas Spartak Ngjelës, fakti që Rusia është bërë pjesë e këtij debati në Tiranë tregon se ata kanë informacione për atë se çfarë ndodh në Shqipëri. Ai shtoi në “Real Story” se rusët këtë ofertë ua kanë hedhur forcave politike që ju rrezikohet pushteti.

“Më duket e kanë brenda politikës së tyre, ata kanë qenë gjithmonë shumë të paartikualuar politikisht, sepse e kanë zgjidhur me forcë dhe tani do ta vuajnë. Tani s’kanë forcë, por do ta vuajnë. Konflikti me Amerikën në zonë është evident. Ata janë të interesuar që të ndërhynin.

Fakti që jeni në krizë ne ju shpëtojmë. Problemi qëndron këtu, Ruset nuk janë tërësisht te painformuar. Ata ja kanë hedhur ketë oferte forcave te caktuara qe i rrezikohet pushteti.. Tani topi është këtu, topin e ka hedh në Tiranë. Të shohim nëse do të flasë kryeministri shqiptar”-tha Ngjela.

Loading...