Operacioni Forca e Ligjit vijon punën në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 dhe kësaj radhe zbret në Jug.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.