Olsi Bylyku në mes të emisionit bën veprimin e papritur, puth disa vajza në buzë në sy të saj, ja reagimi i partneres së tij

Aktori i humorit, Olsi Bylyku po shijon romancën me të dashurën e tij Egli Tako, prej katër vitesh tashmë.

Çifti kanë realizuar një intervistë së bashku në “Më ler të flas” ku kanë rrëfyer fillimet e lidhjes së tyre dhe planet për të ardhmen.

Gjatë emisionit u zhvilluar një lojë ku Olsi duhet të gjente se cila është e dashura e tij përmes puthjeve.

Me sytë e mbyllur, aktori i humorit mori puthje nga disa vajza të pranishme në studio dhe nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj. Nga ana tjetër Egli ndodhej mes vajzave të cilat “mbysnin” me puthje të dashurin e saj, duke treguar se nuk është xheloze. Ajo ishte e fundit që i dhuroi një puthje Olsit.

Egli zbuloi se ka qenë fanse e zjarrtë e Olsit kur ai luante rolin e “Kimikatit” në Portokalli. Më pas, aktori tregoi ka shfaqur interesin e tij për ta njohur përmes një miku të përbashkët, ndërsa mes shakave shton se i janë dashur tetë muaj për ta bindur.

Olsi: Kemi 4 vite bashkë. Jemi njohur nga miku ynë i përbashkët Lorenc Hasrama. Lorenci kishte nxjerrë foto me Eglin dhe e pyeta direkt kush është ajo. Egli më njihte atë periudhë.

Egli: Kam qenë fanse e zjarrtë e kimikatit, jo unë por familjarisht. E personazhit, jo e atij që e bënte. E pyes Lorencin kush ishte dhe më thotë Olsi Bylyku dhe më pyeti për ty. I kam thënë të bëj një video 10 sekonda t’ia çoj mamit sepse e pëlqen shumë. Kemi ndenjur rreth 8 muaj njohje më pas. Kemi dalë për rreth 2 muaj shumë rrallë.

Olsi: Bëmë tre muaj pushim dhe pastaj…

Egli: Thashë meqë po e marr për burrë që 21 vjeçe, thashë ta shijojë dhe verën e fundit njëherë dhe…

Olsi: Dihet, nga Marikaj me origjinë, 20 vjeç mbyllet çdo gjë (qesh)

Egli: E konsiderova të kishim diçka bashkë më pas

Olsi: Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj vëllai jot. Çfarë ka kaluar ky shpirt

Dyshja më pas zbuloi atë që pëlqen dhe atë që preferon më pak te njëri-tjetri.

Egli: Më pëlqen shumë ambicia që Olsi ka. Nuk më pëlqen që edhe kur nuk ka asgjë për të bërë nuk vjen me mua.

Olsi: Te Egli më pëlqen që është shumë emocionale, por nuk më pëlqen impulsiviteti.

Ndër të tjera, dyshja pranoi se kanë plane për dasmë, por momentalisht ata kanë zgjedhur të fokusohen te karriera dhe projektet e tyre.

“Kemi plane për dasëm, ne e diskutojmë shpesh me njëri-tjetrin por ndonjëherë ato planet 9i kemi lënë që thjesh të vijnë. Sepse siç thatë edhe ju mundësitë nuk është se nuk janë por thjesht, duke u fokusuar tek materialet tona, kemi dashur që të fokusohemi 100% pas kemi fatin që kemi ndëruar një lidhje shumë të qëndryuesheme. Kemi menduar që kjo do të na japë kohë”– tregoi Olsi në “Më Lër të Flas.”

Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.

Loading...