Olta Boka publikon foton e parë shtatzënë, duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës

Pak kohë më parë në media u publikua lajmi se këngëtarja Olta Boka është shtatzënë. Ajo dhe partneri i saj prej vitesh, djali i deputetit Shezai Rrokaj, do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Vetë këngëtarja e ka konfimuar lajmin e bukur me anë të një postimi në Instagram. Bashkangjitur me foton e saj të parë ku duket me barkun e rrumbullakosur dhe e rrethuar nga ngjyra rozë, Olta shkruan:

“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy ngjyrën rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”

Kështu ajo ka zbuluar se është në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël . Po ashtu këngëtarja zbulon edhe gjininë e bebit, duke qenë se roza është ngjyra me të cilën prindërit e rinj njoftojnë se janë në pritje të një vajze.

Loading...