Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Olta Gixhari po shijon momentet e para të eksperiencës së prindërimit. Aktorja ka vendosur ta ndajë lajmin në mënyrën më të veçantë të mundshme.
Ajo ka publikuar një foto trëndafilash të bardhë, ku nuk mund të mungonte një detaj i rëndësishëm.
“21.08.2020”, ka shkruar Olta, duke zbuluar kështu se është bërë nënë për herë të parë. Gixhari ka sjellë në jetë vogëlushin e saj, ndërsa nuk dihet ende emri që ajo dhe partneri kanë vendosur për bebushin.
Loading...