Olta Gixhari publikon foton me barkun e rrumbullakosur dhe jep mesazhin: Mos kini turp nga trupi juaj

Olta Gixhari po e shfrytëzon periudhën e shtatzënisë për të dhënë mesazhe të bukura për femrat.

Aktorja shqiptare publikoi së fundmi një foto me bodysuit ku dukej qartësisht barku i saj i rrumbullakosur.

Në një mesazh drejtuar grave, ajo u shpreh Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës. Ndërsa u kërkoi të shijojnë periudhën e shtatzënisë dhe të mos kenë trup nga trupi i tyre gjatë këtij “procesi magjik”.

“Zoti ka bërë mrekulli me trupin e femrës, gjinj të fryrë nga qumështi, bark i rrumbullakosur si një vend special ku rrisim kryeveprën tonë. Shijojeni shtatzëninë dhe mos kini “turp” nga trupi juaj në këtë process magjik.

E ka fal Zoti femrën. Ju dua qenie të bukura që përcillni vetëm dashuri,”- shkroi ajo.

Loading...