Olta Gixhari:”Po shkatërrohet familja, nuk po kuptojmë më kush është burri dhe kush gruaja. Janë ndërruar rolet!”

Në një kohë kur të gjithë në Shqipërinë shqiptare po luftojnë të bëjnë cmos për të arritur barazinë gjinore, aktorja Olta Gixhari thotë se e urren barazinë gjinore dhe ka argumente të forta për këtë!

E ftuar në “Thumb” aktorja u pyet nëse është ajo që e bën hapin e para kur vjen puna tek meshkujt.

“Jo, nuk e bëj unë hapin e para. Më pëlqen t’i respektoj pak ato rregullat. Unë e urrej barazinë gjinore. Sepse as nuk ka! Barazinë mes meshkujve dhe femrave e duam, por në fund lekët duam t’ja marrim bashkëshortëve.”- u shpreh Gixhari, e cila e shihte si shumë problem këtë çështje.

“Unë kam dëshirë të jem e varur prej tij në disa gjëra. Kam dëshirë të ndihem femër dhe ta bëj atë të ndihet mashkull. Nëse kemi 100% barazi gjinore, për çfarë do ta doja unë atë? Po shkatërrohet familja, nuk po kuptojmë më kush është burri dhe kush gruaja. Janë ndërruar rolet!” /albeu

Loading...