Gjatë ceremonisë dhe nderimeve shtetërore, shumë prej ministrave të qeverisë Rama janë shkrehur në lot, duke na hequr paska imazhin e politikanëve të fortë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në homazhet e zhvilluara tha se e njihte nga afër Majorin dhe dhimbja është e pafundme për këtë ushtarak model.
“Pak ditë më parë i dhamë lamturmirën Zarifes.
Por dhimbja na u shtua sërish.
Dhimbja e Major Tanushit në Letoni është aq e rëndë e aq e trishtueshme sa sot hidhërimi ynë është pa kufi.
Dhe atij s’mund t’i kthejë të ardhmen. Krenaria e tij është pa kufi, nuk mund të zbutet dhimbja, ne jemi pranë familjarëve.
Ata humbën babain e dhembsur e të përkushtuar. Sot e përherë, është e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model. Për të gjithë ju ai nuk ja doli për humbjen e pakthyeshme”, tha Xhaçka.