PËRBËRËSIT:
• 4 mollë,
• 2 lugë sheqer,
• 1 lugëz kanellë,
• lëngu i gjysmë limonit,
• 1 dcl rum,
• 4 vezë,
• 1/4 litra ujë,
• pak kripë,
• 1 lugë sheqer,
• 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë margarinë,
• 2 lugë miell.
Mollët qërohen, u largohen farat dhe priten në rrathë.
Përzihen rumi, lëngu i limonit, sheqeri, kanella dhe në
të futen mollët. Përzihen me kujdes kohë pas kohe 10
minuta. Ndërkohë tundet të verdhët e vezëve. Shtohen
uji, kripa dhe mielli. Të bardhët e vezëve tundet në trajtë bore të dendur me 1 lugë sheqer dhe shtohen në
masën e brumit, duke i përzier me lugë, gjersa të bëhet
masë e njëllojtë. Për çdo omëletë nxehet nga pak
yndyrë dhe në tigan tefloni hidhet nga masa e përgatitur. Mbi vendosen rrathët e mollëve. Omëletat piqen
nga të dyja anët. Shërbehen me përzierjen e sheqerit,
rumit, kanellës dhe kësaj i shtohet kafe ose neskafe.
Omletë me mollë (receta)
Loading...