Omletë me perime, një mëngjes i shijshëm

Mund të kombinoni të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi per te bere omblete.

Sa më shumë përbërës të hidhni aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Më poshtë do te gjeni një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen.

Përbërësit:
(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)

4 vezë
Vaj ulliri
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 kungull i njomë
pak ullinj
100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë
Kripë dhe piper

Përgatitja
Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit, hidhni perimet qe jane prera në kubikë.Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët.

Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni ullinje dhe djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.

Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.

/LaberiaNews.com/

Loading...