Operacion i madh an.tidroge mes Shqipërisë dhe Italisë – Arr.estohen 17 shqiptarët e shumëkërkuar

Një operacion i madh antidroge është zhvilluar gjatë orëve të para të ditës së sotme në shtetin italian.

Arrestime, veçse në Sardenja të Italisë, mësohet se janë bërë edhe në vendin tonë.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rruga e Detit’, karabinierët e Sasarit kanë bërë arrestimin e 17 personave, shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuar akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge, shpërndarje droge, etj.

Hetimet janë bërë nga njësia e karabinierëve në Olbia me koordinimin e drejtorisë së Antimafias në Kaljari, që ka drejtuar të gjithë punën hetimore.

Loading...