Operacioni antidrogë/ Shoqërohen 50 persona në Vlorë

Mbi 50 persona janë shoqëruar nga blutë e Vlorës, në kuadër të operacionit antidrogë që po zhvillohet në mbarë vendit.

Deri në tani dyshohet se paraprakisht, personat e shoqëruar janë shpërndarës të sasive të vogla të drogës. Akuza e tyre, sipas burimeve paraprake është për Trafikim Narkotikësh.

Aksioni është zhvilluar gjatë gjithë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit. Mes të ndaluarve raportohet të ketë edhe vajza dhe gra.

Loading...