Operacioni ‘Car Sharing’/ Ja kush janë dy të arrestuarit në Shqipëri si anëtarë të grupit kriminal

Klevis Çela dhe Shpat Zeqo janë dy të arrestuarit në Fier gjatë operacionit ndëkombëtar mes Shqipërise dhe Italisë i titulluar ‘’Car Sharing’’.

Çela është 34- vjeçari nga Karbunara i Lushnjes që ka dhe precedent të mëparshëm penal, ndërkohë në pranga ra dhe Shpat Zeqo, 35 vjeç po ashtu nga Karbunara.

Gjatë operacionit të ditës së sotme, u arrestuan dy persona në Fier dhe 3 në Itali, edhe ata shqiptarë nga Durrësi me banim të përkohshëm në shtetin fqinj.

Prej pak vitesh ata merreshin me tregimin e lëndëve narkotike kryesisht në rajonin e Toskanës në Itali.

Loading...