Operacioni në Elbasan, zbulohet kush janë gazetarët e shoqëruar

Pak orë pas aksionit blic të forcave RENEA, i nisur që prej mëngjesit të sotëm publikohen edhe detajet e para.

Bëhet me dije se nga operacioni “Forca e ligjit” janë arrestuar 8 persona, punonjës të administratës në Elbasan si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre.

Jane zbardhur emrat e dy gazetarëve të shoqëruar gjatë operacionit blic të ndërmarrë nga FNSH e RENEA ditën e sotme në Elbasan.

Suela Musta, e cila është edhe anëtare e AMA, Autoriteti i Mediave Autovizive dhe Endira Bushati ish-kryetare e AMA janë shoqëruar nga policia gjatë operacionit që ka nisur nga mbrëmja e djeshme.

Gjatë këtij aksioni, që është ende në vazhdim janë arrestuar edhe 8 punonjës të administratës.

Loading...