Operacioni ‘Shpirti’, policia zbulon kodet që anëtarët e bandës

SPAK ka marrë ndihmë nga 4 të p enduarit e drejtësisë për goditjen e grupit k riminal, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Mësohet se policia ka dokumentuar veprimtarinë k riminale të 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i l ëndës n arkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane.

Mësohet se janë zbardhur disa nga bisedimet e koduara mes trafikantëve të drogës për transfertat e parave dhe dërgesat e d rogës, të organizatës k riminale.

Në bisedimet ndërmjet trafikantëve, ‘l ënda n arkotike’ ishte shumë herë e përmendur me kode të tilla si: makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, një gjuhë që ishte shumë e thjeshtë për dekodifikimin në kontekst të të gjitha bisedave.

Ndërkohë që sa u përket parave është përdorur kodi ‘dokumente’, ose në mënyrë të qartë që s’kanë nevojë me dekodifikim si “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”.

Sa i përket sasisë së shpërndarjes së dr ogës, kodet ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

Dje u dha lajmi se janë dhënë 38 urdhër-arrestet nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar një ditë më parë, nga ku 24 janë lë në burg, 4 ‘a rrest shtëpie’. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Loading...