Operacionin e suksesshëm për ndarjen e binjakeve,kirurgët e festojnë me një “selfie”

Kjo është një foto “selfie” përplot gëzim, e cila u realizua pas një operacioni të gjatë për ndarjen e binjakeve të ngjitura.

Vogëlushet, që ishin vetëm tre ditëshe kur u realizua procedura, peshonin vetëm tre kilogramë dhe ishin të bashkuara në stomak.

Mjekët në Indi ia dolën të bindnin prindërit që të realizojnë operacionin e ndarjes, pasi sipas tyre ishte opsioni më i mirë.

Pas një operacioni të komplikuar që zgjati pesë orë, kirurget ia dolën që me sukses t’i ndajnë binjaket.

Loading...