Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë takimit me qytetarët vlonjatë për “Bashkinë që Duam”, pasi dëgjoi problemin e qytetarit në lidhje me çështjet e pronësisë. Rama u bëri apel të gjithëve që të mos hezitojnë për të denoncuar rastet tek platforma e bashkëqeverisjes. “Kushdo që ka një problem me një zyrë shteti të mos ngurrojë të na drejtohet menjëherë, të mos kërkojë miq, të mos kërkojë parti, të mos fusë dorën në xhep. Të na drejtohet përmes platformës”, -tha Rama.
Kryeministri gjatë fjalës së tij theksoi se peshkaqenët e këtij vendi ishin në krye të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte kundra reformës në drejtësi por u detyrua për të votuar për shkak të presionit nga ndërkombëtarët.
“Ne kemi ndërmarrë një reformë në drejtësi që askush nuk e imagjinonte. Deri dje i tërë ky popull, të tërat kazanet, të tëra diskutimet kanë qenë politikanë dhe askush nuk merrej me Gjykatësit, askush nuk merrej me Prokurorët, askush nuk i prekte me fjalë jo me dorë ata të cilët për një 20 e kusur vite i kanë bërë këtij vendi atë që të tërë armiqtë e Shqipërisë të bashkoheshin bashkë, nuk do e kishin bërë dot, askush. Ishin të paprekshëm. Çfarë flasim ne për peshq të mëdhenj dhe për peshq të vegjël. Peshkaqenët e këtij vendi ishin në krye të sistemit të drejtësisë. Kishin zaptuar të tëra pikat kyçe dhe bënin ditën dhe natën, në një pakt me këta që sot medemek do të shpëtojnë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Një pakt që ne ju vëmë ju atje, ju na mbroni nga drejtësia, pastaj se çfarë bëni me popullin e thjeshtë është puna juaj dhe kështu kjo histori nuk është një. Janë dhjetëra mijëra histori të tilla dhe kështu në Shqipëri qysh pas fillimit të proceseve demokratike janë vravë 8 mijë njerëz nga konflikte pronësie. Luftë më vete. Vrarë dhe plagosur dhe sakatuar. Kështu në Shqipëri po ndodh ajo që vetëm ne, vetëm Partia Socialiste mund ta bënte, duke ja bërë shumë të qartë atyre që kishim ne në koalicion sepse ne për reformën në drejtësi jemi gati ta prishim edhe koalicionin dhe mbani mënd të tërë ishin kundra dhe pastaj të tërë erdhën koka poshtë e dora lart dhe votuan me 140 vota reformën në drejtësi se ja mblodhi tjetërkush, jo se kishin dëshirë ta votonin”, -tha Rama.
Rama shtoi se “ata që i rivranë katër policët menduan se kalojnë vettingun dhe hajde të bëjmë edhe këtë. Na tregon ne doktoresha blerjen e votës.Nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë’ tha Rama.
Një tjetër qytetare tha se pasi iu drejtua platformës, familja e prindërve të saj të cilët vuri prej 20 vitesh nga mungesa e ujit. Sipas saj, nuk vonoi shumë dhe u zgjidh problemi. z.tosku/atsh/