Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe që rezultati të analizohet në tre veprime.
“Ajo cka po ndodh ne Partine Demokratike tani eshte dicka normale sepse eshte e katerta here qe Opozita humb zgjedhje dhe udheheqesi mban pergjegjesi.
Sot dua t’Ju them se, ne rastin e PD-se si partia kryesore opozitare, pergjegjesia eshte e jashtezakonshme edhe kur dorehiqesh, sepse partia nuk mund te lihet peng e rrjedhave te rastesise.
Prandaj, mendoj se ky proces nuk mund te kryhet “me kronometer ne dore”, por pas tri veprimeve: analizes se thelle te shkaqeve te humbjes, paraqitjes se provave bindese ne lidhje me prishjen e ndershmerise se zgjedhjeve dhe perfundimit te gjykimit ligjor mbi ankimimin ndaj zgjedhjeve” shkruan ai.