Opozita le ta shikojë tërmetin këtu në Vlorë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Vlorë theksoi, duke iu referuar përgjimeve të publikuara nga “Bild”, se tërmetin e përmendur nga Gjiknuri, tani opozita po e shikon nga televizioni.

“T’ju them tani dy fjalë për Vlorën.

Në katër vite kemi bërë shumë punë. Unë ju garantoj se siç unë nuk kisha parë gjë akoma, edhe ju nuk keni parë gjë akoma, me çfarë do bëjmë ne, në katër vitet që do vijnë”, – tha Rama.

“Publikuan përgjimet. I publikuan nga Gjermania, zemra e Europës, partneri ynë kryesorë në rrugën e Integrimit.

Ishte dhe Damiani në përgjime, që thoshte tërmet, tërmet e duam në Dibër, tani ato që na shohin nga Tv, do ta shohin tërmetin këtu në Vlorë”, – theksoi Rama.

“Përgjime e publikuara janë të bëra në vitin 2016, përgjime të mbajtura në kasafortë si minë me sahat për të hedhur në erë Shqipërinë.

 Përgjime që duhet të ishin hetuar, por jo. ato u mbajtën si minë me sahat që katër karnavalet e politikës shqiptare ti hidhnin për ti vënë zjarrin Shqipërisë, duke marrë për budalla popullin shqiptarë. Populli shqiptarë mund të ketë prapambetje, por për politikë s’ka popull në Europë më politikan se shqiptarët”, – theksoi Rama.

“Dua t’ju them shumë sinqerisht me zemër në dorë, pavarësisht të gjithave, këta na kanë bërë dhe një dëm tjetër shumë të madh.

Kur shumica dhe qeveria nuk kanë një shumicë sfiduese, një opozitë që të lë pa gjumë se është detyra e politikanit të dalë para popullit, kush nuk del para popullit e pëson si këto karnavalet e Haxhi Qamilit, pasi ta pësojnë këto, s’do ta çojë askush ndërmend dhe populli shqiptarë do bjerë rehat njëherë e mirë”, – nënvizoi Rama./atsh

Loading...