Opozita merr vendimin për ditën e nesërme në lidhje me protestën

Opozita ka vendosur të pezullojë protestën e parashikuar për nesër, e enjte, 28 shkurt, para Parlamentit.

Liderët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë marrë vendimin për pezullimin e kësaj proteste nisur nga fakti që nesër nuk do të ketë seancë plenare.

Protesta e rradhës do të jetë në kuadër të seancave të rradhës, ashtu sikurse ditën e djeshme, kur krejt papritur Kuvendi njoftoi zhvillimin e seancës dhe me të njëjtën befasi më pas, opozita vendosi të thërrasë qytetarët në protestë.

Protesta e djeshme u shoqërua edhe me incidente e përplasje.

Loading...