Opozita paralajmëron bllokim të Kuvendit

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00, e pak më herët është parashikuar që të mblidhen protestuesit.

Mbështetësit e opozitës së bashkuar do të mblidhen 30 minuta më herët, për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend.

Tashmë edhe për policinë është kthyer në një punë rutinë, pas një sërë protestash që janë kryer deri më tani nga ana e opozitarëve.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku nga ana e Policisë së Shtetit të jenë marrë masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës.

Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, e po kështu s’do të mungojnë as rrethimet me hekura.

Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars.

Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00.

Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Loading...