Ora policore, Rama ndal fjalën kur falet namazi dhe paralajmëron lirim masash

Kryeministri Edi Rama ndali fjalën e tij për faljen e namazit, duke theksuar se muaji i ramazanit përkon me një frymëmarrje nga COVID për shkak të lirimit të masave si pasojë e rënies së rasteve. Ai tha se në përfundim të muajit të Ramazanit, do dalim në një tjetër nivel në luftën kundër armikut të padukshëm, duke paralajmëruar një tjetër lirimi të masave.
“Përfitoj nga rasti që t’ja uroj të gjithë besimtarëve myslimanë këtë muaj kaq të rëndësishëm për ta. Dhe më vjen mirë që fillimi këtij muaji përkoi me një moment jashtëzakonisht optimist kundër armikut të padukshëm.

Kështu bëhet e mundur që bashkë me përfundimin e muajit të Ramazanit dalim në një tjetër nivel në luftën kundër armikut të padukshëm. Pra miqtë e mi të rinj dhe të dashur, është shumë e rëndësishme që ju që jeni këtu të bëni përpjekjet me ata që keni rrotull për t’iu thënë që vota ka një vlerë të madhe.

Vota është kaq e rëndësishme pikërisht se ka një vlerë të madhe. Kush thotë të kundërtën nuk kupton asgjë dhe bie viktimë e asaj të keqe që thuhet se ndodh kur ti fatin tënd ia delegon të tjerëve sepse e kanë vendosur të tjerët. Jemi gati për të bërë një kërcim të madh dhe gjëra që deri dje ishin të pamundura, Me një paketë masive investimesh të hapim porta të reja nga qielli dhe deti”, tha Rama.

Loading...