Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përjashton mundësinë se në një të ardhme mund të kalojë sërish në aleancë me Edi Ramën.
I pyetur në emision, Meta tha se nuk shquhet “për të shkuar andej nga fryn era”, ndërsa nuk kurseu as thumbimet teksa tha se një ide të tillë mund at ketë vetëm “ndonjë mende nga Durrësi”, mesa duket duke kujtuar “marrëveshjen e ngjalave” të iniciuar në Durrës.
Pjesë nga biseda në emisionin “Të Paekspozuarit”:
Duket shumë e vështirë që Rama të largohet nga pushteti. Mos kalon prap me Ramën? Një miku ynë më shkruan dhe thotë, ore mos kalon me Edi Ramën prapë ky?
Një mendje e Nikoll Lesit mund ta thotë këtë
Meta: Jo, jo është mendje nga Durrësi
Meta: Unë nuk dallohem për të shkuar andej nga fryn era.
Ke shkuar ku të ka dashur puna!
Meta: Lere tani ta shpjegoj. Isha në lëvizjen e dhjetorit, vajta me FRESSH kur të gjithë shkonin me PD. Unë nuk shkoj nga është pushteti, shkoj andej nga më thotë besimi im se është e drejta.