Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe Pen-i Ndërkombëtar, u kërkoi atyre të tërheqin këto projektligje.
Organizatat u kërkuan autoriteteve shqiptare që në përpilimin e ligjeve të përfshijnë edhe gazetarët si dhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare në përgatitjen e ligjeve të reja.
Ato thanë se në vendet demokratike mediat në internet janë vetë-rregulluese.
Në tetor, edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) shprehu shqetësim rreth sistemit të ri të regjistrimit për faqet e internetit të mediave në Shqipëri.
Loading...