Orikumi 24 orë pa energji elektrike. Errësira mbulon edhe fshatrat Dukat…

Qyteti i bukur bregdetar i Orikumit së bashku me fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhime prej 24 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Energjia është shkëputur për këtë zonë prej natës së mbëmshme por nuk është rikthyer ende ne shtepite e banoreve.

Me sa duket moti i përkeqesuar ka qenë shkaku kryesor për ndërprerjen kaq të gjatë të energjisë në këtë zonë, por edhe në të kaluarën kjo zonë e ka vuajtur shpesh mungesen e energjisë sidomos në kushtet e përkeqësuara të motit.

Loading...