Oriola Marashi i dedikon nënës fjalët prekëse për ditëlindje: ‘Na rrite me mundime’

Oriola Marashi ka qenë së fundmi në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së dashurisë me futbollistin Eros Grezda.

Ajo ka treguar herë pas here anën e saj romantike me surprizat dedikuar partnerit. Ndërsa pak orë më parë, Oriola ka zbuluar se është edhe shumë emocionale.

Sot mamaja e modeles feston ditëlindjen dhe ajo nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim plot ndjenja.

“Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës , e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj . Gëzuar ditëlindjen mami im e shtrenjtë , për ty nuk mjaftojnë fjalët e gjithë botës . Kjo shkon për femren me të fortë qe i beri te gjitha vete, na rriti me sakrifica dhe mundime , dhe gjithmonë e buzëqeshur dhe e dhembsur . Te dua shume mami , sa me fat jam qe të kam”, shkruan modelja përmes një video në Instastory.

Loading...