Receta është e thjeshtë në përgatitje dhe mund të shërbejë dhe si vakt më vete.
Përbërësit
320 gr oriz
320 gr kungull (tul)
1 lt lëng perimesh
80 ml verë e bardhë
100 gr djathë parmixhano
50 gr gjalpë
1/2 kokërr qepë (e grirë)
10 gr kripë
1 gr piper
Përgatitja
Pastroni kungullin dhe tulin coptojeni në pjesë të vogla.
Skuqeni me pak vaj në tigan, deri kur bëhet krokant.
Në një tigan të thellë skuqni qepën me pak gjalpë.
Kur qepa të jetë zbutur shtoni orizin.
Skuqja bëhet me zjarr të fortë deri kur kokrrat e orizit të duken si të lëmuara.
Përziejeni mirë orizin dhe në fund shtoni pak kripë.
Shuajeni me verë të bardhë, në zjarr të fortë.
Kur vera të ketë avulluar, ulni fuqinë e zjarrit dhe shtoni lëngun e perimeve, pasi ta keni zier më përpara.
Shtojeni deri kur orizi të mbulohet plotësisht.
Shtoni edhe ¾ e kungullit, i pjekur dhe i prerë në copa të vogla.
Gjatë zierjes e përzieni orizin herë pas here dhe nëse është e nevojshme shtoni nga pak lëng perimesh, deri kur të avullojë plotësisht.