Orjola Pampuri: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show

Ish deputetja e PD Ojola Pampuri me anë të një statusi në “Facebook”, nga Thumana shprehet se Edi Rama nuk punon, por vetëm mashtron, duke bërë show me fatkeqësinë e të varfërve.

Pampuri thotë se Thumana vazhdon që të jetë një gërmadhë e madhe, për shkak se Edi Rama e ka lënë atë të braktisur e të mjerë.

Postimi i ish deputetes së PD Orjola Pampuri:

Nga rrënojat e Thumanës 56 ditë pas premtimit të pambajtur të Ramës, Orjola Pampuri: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën shoë me fatkeqësinë dhe varfërinë.

Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund. Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm shoë dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë shoë-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.

Loading...