“Meraviglioso” ashtu si titulli ishte koncerti mbrëmë në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Salla si përherë mbushur plot me dashamirës shoqëroi me duartrokitje dhe me koreografi kryeveprat e muzikës italiane dhe botërore duke krijuar një atmosferë festash plot emocion . Caruso, Azzurro, Perdere L’amore, Con te partiro, La vita è bella, etj u shoqëruan me ritëm nga publiku vlonjat.
Në këtë mbrëmje u dorëzuan dy çmimet “ Vela Latina” 2018 dhënë nga Bashkia e Galipolit ( Ita ) për Kryetarin e Bashkisë z. Dritan Leli me motivacionin :
Dritan Leli
”Quale Sindaco di Valona, sta attuando con forte impegno azioni mirate a tutelare e valorizzare tanto l’ambiente e la natura, quanto la cultura albanese; con apertura e disponibilità al dialogo frontaliero che è propedeutico a scambi di carattere culturale ed economico nel segno dell’amicizia e nell’interesse dei Popoli e dei Paesi uniti dal Mediterraneo”
PREMIO VELA LATINA 2018 A DRITAN LELI
Dhe
Aulon Naçi me motivacionin:
Aulon Naçi
“La sua produzione propone una sintesi originale e mirabile di musiche diverse, attenta all’avanguardia ma ricca di portati popolari tradizionali, rielaborata in una dimensione minimalistica che le conferisce la soavità della natura e l’eco della musica insita nel respiro del mare”
PREMIO VELA LATINA 2018 AD AULON NACI.
Çmimet u dhanë në eventin e Javës së Kulturës së Detit mbajtur në Galipoli nga bashkia e Galipolit dhe Regione Puglia.
Koncerti u zhvillua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë ne Vlorë mbështetur nga bizneset Italiane që operojnë në Qytet në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.
Orkestra e ftuar “Terra del Sole” së bashku me “Virtuozët e Vlorës” nën drejtimin e M* Enrico Tricarico dhe solistët vokalist së bashku dhuruan një mbrëmje “Gala” në pragë festash.
Orkestra “Terra del Sole” së bashku me “Virtuozët e Vlorës” dhurojn mbrëmje “Gala” për publikun Vlonjat
Loading...