Osteoporoza,shkatërruesja e heshtur e kockave në organizmin njerëzor

Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. Fatkeqësisht nuk është aspak e vërtetë!

Në mjekësi, osteoporoza njihet si shkatërruesja e heshtur e kockave në organizmin njerëzor.

Kohët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të diagnostikuara me osteoporozë, një sëmundje që 10 vjet më parë përmendej rrallë.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org prevalenca e kësaj sëmundjeje po përhapet në mbarë globin.

Shkencëtarët thonë se stili i jetesës dhe i ushqyerjes kanë ndryshuar dramatikisht në dhjetë vitet e fundit duke shkaktuar një epidemi të vërtetë të osteoporozës që përkthehet lehtë si kocka të shpërbëshme.

Faktori i ri i rrezikut të sëmundjes së kockave

Studiuesit së fundmi kanë zbuluar se ndotja e ajrit është një faktor tjetër rreziku i kësaj sëmundjeje.

Studimi në fjalë është kryer në Indi, një vend që vitin e shkuar u përball me një nivel alarmant të ndotjes në ajër,

Sipas tyre, ekspozimi i vazhdueshëm i njeriut ndaj ajrit të ndotur shkakton probleme jo vetëm në mushkëri por edhe tek kockat.

Ekspertët kanë vënë re një lidhje të fortë mes ajrit të ndotur dhe rënies së masës kockore të njeriut.

Kjo e fundit i hap rrugën dhe përshpejton shfaqjen e osteoporozës.

Ndotja e ajrit është faktor rreziku edhe për kancerin e mushkërive, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, abortet dhe rënien e flokut.

Suplementët më të mirë kundër osteoporozës

Më poshtë do të gjeni informacion për dy suplementët më të mirë që mund të përdorni për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Këtu duhet të lexoni për ushqimet që ju duhen për kocka të forta.

Kalçium

99 përqind e kalciumit në organizëm gjendet tek kockat. Pamjaftueshmëria e këtij minerali shkakton shumë probleme përfshirë osteoporozën.

Produktet e bulmetit kanë shumë kalcium, por edhe ato bimorë janë një alternativë më e mirë për këtë mineral.

Për shembull, një filxhan me bajame (150 gramë) përmban të njëjtën sasi kalciumi si një filxhan me kos.

Sardelet dhe brokoli janë një tjetër sugjerim ideal.

Për të përmirësuar përthithjen e kalciumit, sigurohuni që po merrni mjaftueshëm vitaminë D dhe ruani nivelet e aciditetit në stomak.

Disa drithëra, arrorë dhe fara përmbajnë substancën fitate. Spinaqi, patatja e ëmbël dhe panxhari përmbajnë oksalate. Të dyja këto substanca pengojnë përthithjen e kalciumit nga organizmi.

AgroWeb.org ju rekomandon që të mos hani ushqime që përmbajnë fitate dhe oksalate në të njëjtën kohë me ushqime të pasura me kalcium.

Merrni vitaminë D

80-90% e vitaminës D përfitohet nga ekspozimi në diell.

Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit në zorrë dhe e orienton atë drejt kockave.

Vitamina D ndihmon edhe kundër çrregullimeve autoimunitare, depresionit e të tjerë.

Këtë mineral mund ta gjeni në sasi të vogla në disa ushqime siç janë e verdha e vezës, mëlçia e lopës dhe viçit, disa kërpudha, peshku dhe disa djathëra./AgroWeb.org

Loading...