Përdh.unimi i 13-vjeçares në Kavajë solli përplasje mes ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetes së LSI, Silva Caka, madje duke kaluar edhe në fyerje personale ndaj njëra-tjetrës.
Caka e ka pyetur se si do të reagonte Spiroapli nëse ngjarja do t’i ndodhte vajzës së saj, duke bërë që ministrja të reagonte ashpër, madje duke fyer rëndë deputeten.
Ej, mos më bëj politikë me fëmijët. Vajzën time nuk guxon ta përmendësh këtu, llaxore. Mbylle moj gojën, më përmend vajzën ti mua këtu, qel.bësirë.”
Pas këtij momenti, deputetja ka kërkuar të drejtën e replikës, por nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka refuzuar t’ia japë.
Deputetja Silva Caka ka thënë:
Më jep fjalën zonja Hysi, kam kërkuar fjalën, mos u bëni selektive. Elisë e dashur, nuk është se intimidohem shumë. E para nuk e ndjej veten për llaxore, dhe së dyti e vlerësoj shumë nga kush më vjen kritika. Një kritike e ardhur nga ti nuk më bën fare përshtypje.”
(shqiperiaime)