Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në “Astir”. Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.
Në një intervistë ekskluzive, Anxhelo ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i dyfishtë.
Anxhelo tregoi se fillimisht Përparimi ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen.
Në pas tregon pamje nga shtëpia, ku tregon flokët e mamasë së tij. “Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua”, përfundon 14-vjeçari.
Si ndodhi ngjarja?
Ishte një tmerr i vërtetë munda të shikoja çdo gjë që ndodhi. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime cohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.
Kishte armën, breshëri mamasë time, thjesht i ra në breshëri, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vdekur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vet faktet, vendi ishte plot me gjak. Ra në tokë e vdekur, gjithashtu edhe tezja ime. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua
A pate ndonjë bashkëbisedim me autorin?
Jo nuk pata, ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm
Shkëmbyen ndonjë fjalë me tezen dhe mamin ?
Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë.
La armën e zjarrit aty dhe u largua.
Në atë foto ndodhet tezja ime që vdiq dhe mamaja ime, dhe është autori që kreu vrasjen.