Paçe me kokë qingji

PËRBËRËSIT
1 kokë qingji
vaj ulliri
5 lugë gjelle me miell gruri
1 lugë gjelle me miell misri
4 hudhra
piper të kuq, të zi
PËRGATITJA
1
Ziejm kokën e qingjit rreth 1 orë, më pas e lemë të ftohet.
2
Skuqim në vaj ulliri 5 lugë miell gruri dhe një lugë misri gjer sa të marin ngjyrë, më pas i hedhim lëngun që e kemi kulluar më parë, e përziejm dhe e lemë të ziej.
3
Sa të mari valë i shtojmë mishin që pastruam nga koka, 4 hudhra, piper të kuq të zi dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht. Kur ta servirim skuqim me pak vaj piper të kuq dhe ja hedhim lart, i jep një shije fantastike.

Loading...