Përbërësit:
500 gr mish nga koka e viçit
10 lugë miell
1 dl vaj
4 -5 thelba hudër
1 lugë gjelle kripë.
Biber të kuq
Biber të zi
1-2 lugë uthëll
Përgatitja:
Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min.
Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën.
Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvloim me langun e mishit të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërpre me lugë druri,gjer sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min.
Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudrat, kripën, biberin e kuq të djegur në pak yndyrë, biberin e zi, 1-2 lugë ufëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.