Pacientja merr flakë në sallë të operacionit

Një grua u dogj për së gjalli në tavolinën e operacionit, pasi një kirurg përdori bisturi të elektrike që ndezi dezinfektuesin me përbërje alkooli.

Incidenti fatkeq ndodhi mbrëmjen e së dielës së 22 Dhjetorit, në një spital në Bukuresht. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, gruaja pësoi djegie në 40 përqind të trupit dhe humbi jetën.

66-vjeçarja po i nënshtrohej një operacioni për kancerin e pankreasit. Në një postim në Facebook, politikanja rumune Emanuel Ungureanu tha se pacientja mori flakë “si pishtar”, përpara se një infermiere të lëshonte mbi të një kovë me ujë në mënyrë që zjarri të mos përhapej më tej.

Ndërsa zv/ministri Horatiu Moldovan u shpreh se “kirurgët duhet ta dinin që është i ndaluar përdorimi dezinfektuesit me bazë alkooli gjatë një procedure kirurgjikale, që kryhet me bisturi elektrike”.

Në një deklaratë, Ministri rumun i Shëndetësisë, Victor Costache ofroi ngushëllimet e tij për familjen e pacientes dhe e përshkruajti gruan viktimë të një “incidenti fatkeq”.

Ai tha se shpresonte që spitalet të nxirrnin mësim nga ky episod i rëndë, në mënyrë që një eksperiencë e tillë traumatike të mos përsëritej më në spitalet rumune. Ai shtoi se do të bënte gjithçka për të zbuluar të vërtetën./tvklan

Loading...